Kryeparlamentari i Malit të Zi Ranko Krivokapiç duke folur para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë theksoi se Parlamenti është institucioni më i mirë për zgjidhje të kontraditave politike. Sipas tij Parlamenti është mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktet, baza e dialogut dhe është tempulli i demokracisë.
Gjithashtu Krivokapiç theksoi se të dy popujt do të vazhdojnë të zhvillojnë modelet e bashkëpunimit parlamentar.
Ai shtoi gjithashtu se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi është pjesë e kontributit të këtij vendi në politikën në rajon dhe është një ndihmë që vendet e rajonit të kthehen nga e ardhmja.