Dy deputetet francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, pas një takimi që patën me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeten Blerina Gjylameti në Kryesinë e Kuvendit, folën për mediat rreth çështjes së integrimit dhe krizë politike në Shqipëri.


Ata theksuan se nuk duan të intervenojnë në debatin e brendshëm shqiptar, por bën thirrje që palët të arrijnë një konsensus për të mirën e vendit.


Kemi ardhur për të diskutuar edhe për situatën politike. Është e rëndësishme të kemi diskutime nga afër dhe do kemi diskutime më të detajuara pas zgjedhjeve evropiane. Kemi ardhur për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Kemi pasur takime edhe me opozitën dhe me qeverinë dhe e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Duhet konsensus edhe nga ana e publikut. Duhet të kemi parasysh edhe reformat që bën Shqipëria siç është reforma në drejtësi. Kam besim se do gjendet zgjidhje nga shqiptarët, tha deputeti Jacques Maire.


Kolegia e tij, Liliana Tanguy theksoi se synim në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve është forcimi i raporteve ne turizëm dhe infrastrukturë.


Duhet të intensifikohen marrëdhëniet edhe në planin e universiteteve. Ne duam që në Shqipëri të mësohet sa më shumë gjuha franceze. Unë u impresionova nga cilësia e mësimdhënies në Shqipëri. Është një ogur i mirë që në Shqipëri gjuha e parë e huaj të jetë frengjishtja, u shpreh ajo.


Kujtojmë se deputetet i përkasin Grupit Parlamentar të La Republique en Marche në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Franceze.


Qëllimi i vizitës se dy deputeteve është forcimi i marrëdhënieve France Shqipëri dhe familjarizimi i mëtejshëm me reformat e nisura prej vendit tone ne kuadër te hapjes se negociatave.