Në kushtet kur acarimi politik në Tiranë është rikthyer, nga Uashingtoni vijnë kërkesa të qarta për gjetjen e një kompromisi të shpejtë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit, Tom Kantrimen tha se duhet gjetur sa më parë gjuha e kompromisit që të mos vihen në dyshim rezultatet e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.



“Uashingtoni nuk mbështet as Partinë Demokratike dhe as Partinë Socialiste, por popullin shqiptar, i cili kërkon një sistem të pastër politik, ku të dy partitë të punojnë për interes të shqiptarëve, kërkesë kjo që asnjëra prej dy forcave kryesore politike nuk po e dëgjon plotësisht”, tha Kantrimen.



Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit e vlerësoi si pozitiv propozimin për hetimin e zgjedhjeve të 2009-s nga parlamenti, por shtoi se lëvizja duhet të përgatitet me kujdes e në bazë të një dialogu e kompromisi të sinqertë mes dy partive kryesore.