Para disa ditesh Teatri “A.Z.Cajupi” i Korces shfaqi pjesen “Kapitulli i Dyte”,veper e nje prej autoreve me te perkthyer aktualisht, Neil Simon. I lindur ne vitin 1927, ai eshte i vetmi dramaturg, i cili ka ne New York nje teater qe mban emrin e tij. Pjesa eshte shkruar me 1977 dhe ben fjale per martesen e dyte te nje burri te ve,i cili mundohet te pajtohet me vdekjen e bashkeshortes se pare,ne menyre qe te filloje nje jete te re. Ketu mpleksen, njeheri, mbleseria, ironizimi i marteses,tradhetia dhe moskokecarja ndaj normave te tradites.

Subjekti i vepres verteton edhe nje here globalizimin e fenomeneve te tilla sociale.Ngjarja ka ndodhur ne Amerike,por besohet se ndodh edhe ne Europe,pra edhe ne Shqiperi.Pjesa ka edhe nje karakter autobiografik .Keshtu i ka ndodhur te martohet edhe autorit ,madje disa here.

Regjizori Qendrim Rijani duket se eshte frymezuar,se pari nga “Teatri i varfer”, teori e promovuar ne vitin 1968 nga Jerzy Grotowski (1933-1999),regjizor dhe teoricien polak. E gjithe ngjarja vendoset ne nje skene unike,ku imagjinohen dy dhoma.Ne kete menyre kemi te bejme edhe me nje lloj “Teatri te dhomes”. Rekuizita eshte e kursyer,po ashtu skenografia,ndersa zeri i nuancuar bukur dhe loja ne kitare e aktorit (dhe kengetarit) Mateus Frroku bejne nje ilustrim te gjalle muzikor. Publiku, gati, e rrethon kete skene.

Ne kete menyre, ajo qe ne teater lidhet me konceptet: vizual dhe auditiv ,gjenden fare prane spektatoreve. Eshte fjala per nje eksperiment te regjizorit dhe te aktoreve, qe u realizua me sukses. Ndersa,spektatoret reaguan sikur te ishin mesuar me venie te ketij lloji ne skene.

Regjia dhe loja skenike e aktoreve,permes dialogeve plot tension rivleresuan thurjen dramatike te vepres,ndersa replikat e papritura theksonin dhe anen komike, te fshehur mes rreshtave dhe gjesteve.

Vepra ka kater personazhe. Ata u misheruan nga dy aktore me karriere te suksesshme ne teater dhe ne film: Sotiraq Bratko – Xhorxh Shnajder dhe Zamira Kita – Xheni Mellou, si dhe aktoret e rinj Blerta Belliu – Fej Meduik dhe Mateus Frroku – Leo Shnajder. Ishte nje kuartet,ku secili perpiqej te zhvillonte me intesitet dhe emocion te pasur partin e vet,per te percjelle me forcen e duhur artistike mesazhin e ketij subjekti teresisht realist.Ne menyre te vecante aktoreve me te rinj u eshte dashur te depertojne thelle ne boten e personazhit (ne te vertete ne boten personale, per te njohur veten ne rolin perkates) ne menyre qe te hynin ne nje marredhenie artistike produktive me koleget.

Gjesti dhe veprimi skenik,pozita shpirterore e shprehur ishin mjetet e identifikimit per secilin aktor.Transformimi i figures sillte edhe pasurimin e ketyre mjeteve. Por, aktoret i dhane rendesi edhe fjales. Fjala e teatralizuar krijonte dritehijet e tekstit dhe nentekstit me ane te muzikalitetit te saj. Lartesia, forca,gjatesia e fjales vinte ne unitet me gjestin dhe veprimin,vecanerisht tek aktoret me eksperience. Sotiraq Bratko hipte ne skene pas gati dy dekada mungese (per shkak te emigrimit ekonomik), por ne lojen e tij u pohua perseri forca e talentit dhe serioziteti i formimit. Personazhi i misheruar prej tij, pra, Xhorxh Shnajder, ngerthente ne nje edhe dramatiken edhe komiken.

Skenat e tij me Xheni Mellou, perkatesisht Zamira Kita dhe Leo Shnajder-Mateus Frroku,ishin plot vertetesi artistike.Po ashtu, Zamira Kita zbuloi edhe nje here gamen e gjere te mjeshterise kur ndodhet ne skene.Aktore e njohur qe luan sa drame po aq edhe komedi,ajo u dallua per lojen e pasur ne mjete dhe analizen e thelle psikologjike te tekstit.Monologu i saj perballe Xhorxh Shnajder – Sotiraq Bratko, kur ky i fundit ndrron mendjen perkohesisht kur flitej per martese, pra ne skenen e shtate te aktit te dyte, ve ne pah kuptimin e thelle te situates dramatike dhe realizimin emocionant te ketij momenti shume domethenes te vepres.

Aktoret e rinj Belliu dhe Frroku kishin nje ngarkese te plote ne kete shfaqje dhe ata e perballuan mire ate.Aktivizimi i tyre ka rendesi per vete teatrin,por ka rendesi ne menyre te vecante per ta sepse,dihet, permes eksperiences skenike persoset loja e aktorit.

Sidoqofte ata duhet te pergezohen per kurajon dhe arritjet e tyre ne dhenien e dy persona-zheve me nje rregjister artistik shume te pasur dhe vazhdimisht ne transformim.

Per te gjitha arsyet e mesiperme regjizori Rijani mund te ftohet perseri ne Korce.
Do te shtonim ne mbyllje se publiku e ndoqi me interes kete komedi dramatike konfidenciale dhe qeshi ne menyre te mencur dhe elegante.

(d.b/BalkanWeb)