Sot që ditën e parë të bllokimit të sheshit "Skwnderbej", Tirana u përball me krizën e transportit publik, trafikun mbytës dhe bllokimin total, pa fol për stresin dhe ndotjen qe tejkalon ato te niveleve me te këqija ne euroazi ...

Kjo është ndërkohë edhe një krize planifikimi territori dhe keq-qeverisje nder vite ne kushtet kur qyteti është trefishuar ne sipërfaqe e popullsi ...

Nuk do shume mend te kuptosh se ne kushtet ekzistuese kur kane munguar investimet për infrastrukture te re, dhe kur gjithë rrugët te çojnë ne qendër, atëherë sheshi "Skenderbej" dhe unaza e qendrës janë rregullator (te përkohshëm por te detyrueshëm) për situatën aktuale ...

Por ne se do te zgjidhesh realisht problemet kjo kërkon vullnet politik majtas-djathtas, vizion dhe financa, ne mënyrë qe te ndërtohen te paktën 150 km te reja akse unazore e radiale, nyje dhe rruge lidhëse te reja për te normalizuar sadopak situatën. Qarkullimi e zhvillimi nuk janë shaka! Kjo pune do përulësi e konsulence serioze, dhe jo butafori ...

Krahas kësaj duhet te reformosh totalisht konceptin, iniciativat dhe shërbimin e transportit publik, si dhe sistemin hierarkik te parkimeve nga periferia ne qendër. Duhet te edukosh shoqërinë duke filluar nga shkollat fillore tek edukata qytetare dhe ajo e këmbësoreve, biçiklistëve dhe shofereve, etj, etj ...

Te shkatërrosh rregullatorin e vetëm te qytetit ne këtë moment, pa ndërtuar minimalisht unazën e re dhe bulevardin verior apo edhe disa rruge lidhëse baze, është mizore dhe vrasëse për tere komunitetin e banoreve qe çdo dite duhet te rropaten 2-4 ore ne dite ne një trafik vrastar ...

Aq me tepër te urresh ata qe kane makina private kur nuk u ke dhënë me pare alternative te ligjshme ekonomike dhe cilësor është e pamoralshme dhe qe dëshmon për një mentalitet fanatik e keqdashës ...

Ndërkohë gjithë projektet e ndërmarra nga bashkia dhe qeveria se fundi përfshi kullat shumëkatëshe apo parkimet nëntokësore ne qendër, vetëm sa do te rrisin presionin e popullsisë për te ardhur e parkuar ne qendër! Ndaj qe te vendosesh ne rresht te gjithë ne vrime te gjilpërës, ndërsa për vete e çan trafikun me polici e ushtri, kjo është ligësi.

Nuk rregullohet trafiku as me urdhrin e peshkut, as me terror as me force. Kjo pune do dashuri për njerëzit, ndershmëri me veten dhe natyrisht aftësi l, shkollim, për te mos thënë pak tru ...Me vjen keq për një qytetet te tere qe sot u fut ne një kalvar për një kaprico dhe egoizëm irracional te dikujt! Ne se nuk besoni se çfarë ju pret po kujtoni çfarë ndodhi vetëm 4-5 vjet me pare kur te gjithë mallkonin veten dhe politiken! Tani do jete shumëfish me keq! Veç këtë radhe besoj nuk do jete pa pasoja ...