Nadie Ahmeti
Viti 2010 do te jete sfidues ne aspektin ekonomik per institucionet kosovare, per shkak te trendit te renies ekonomike ne Kosove. Keshtu thone eksperte per ceshtje ekonomike. Arsye e kesaj, sipas tyre, eshte fakti se gjate vitit 2009, faktoret kryesore te stabilitetit ekonomik kane levizur ne menyre negative. Safet Gerxhaliu, nenkryetar ne Oden Ekonomike te Kosoves, thote se renia e investimeve te huaja, renia e dergesave nga emigrantet, rritja e shkalles se papunesise dhe varferise ne 2009-en, jane elemente qe deshmojne me se miri se ne Kosove, gjate ketij viti, do te thellohet edhe me tej kriza ekonomike. "Ndoshta do te kemi rritje edhe me te madhe. Problemi eshte se diaspora jone eshte duke perjetuar devalvim total, apo nje injorim nga institucionet".
"Pergatitja, apo permiresimi i ambientit biznesor per te terhequr investitore te huaj, eshte ne renie e siper. Dhe, si pritet te kemi investitore, kur shkalla e korrupsionit dhe krimit te organizuar eshte ne nivel te larte?!". "Te gjitha keto jane premisa, te cilat do te ndikojne qe, vertet, kriza sociale ne Kosove te jete me e theksuar dhe zhvillimi ekonomik te jete minor", vlereson Gerxhaliu.
Gjate vitit 2009, investimet e huaja kane shenuar renie per 30 per qind, te ardhurat nga diaspora, po ashtu, kane shenuar renie afer 12 per qind, nderkaq eksportet jane zvogeluar ne mase te madhe krahasuar me nje vit me pare. Keta tregues gjate 2009-es kane qene tejet negative per ekonomine kosovare, thote eksperti tjeter i ekonomise, Shpend Ahmeti. Ai nuk e perjashton mundesine qe te njejtit tregues te ndikojne negativisht edhe gjate ketij viti. "Nuk po i shoh sinjalet qe te jem me optimist te them qe te kemi nje rritje me te vertete sa i nevojitet Kosoves, prandaj pres nje vit te veshtire ekonomik per Kosoven".
"Jo qe dallon shume nga vitet tjera, mirepo nuk pres ndonje permiresim radikal te situates duke pare se si po shkon situata tani", thote Ahmeti. Problem ne kete aspekt, Ahmeti konsideron se paraqet edhe ambienti i papershtatshem per investitoret e jashtem.
Sa i perket investimeve te huaja, ai e vlereson 2009-en si vit te veshtire per Kosoven, duke shprehur shqetesimin se nje gje e tille mund te ndodhe edhe gjate ketij viti. "Ende nuk kam pare sinjale pozitive qe dikush do te vije ne Kosove per nje investim te madh. Ne qofte se dikush eshte i interesuar per Ballkanin, atehere Kosova eshte pothuajse e fundit ne listen e vendeve potenciale per investim". "Kete situate duhet ta ndryshojme, duhet te ndryshojme imazhin, perspektiven dhe ne qofte se e lexojme raportin e Bankes Boterore, vetem 19 vende ishin pas neve, si vende atraktive per te investuar", shprehet Ahmeti.
Megjithate, ekspertet nuk jane optimiste per rritje ekonomike ne Kosove, pavaresisht faktit se treguesit e fundit konstatojne se ekonomia boterore eshte ne rruge te duhur per te shenuar rritje ne te ardhmen. Safet Gerxhaliu, lidhur me kete, pohon se ndryshimet pozitive qe ndodhin ne tregjet boterore, shume vone mund te ndjehen ne ekonomine e Kosoves. "Problemi eshte se edhe kriza, apo influenca e krizes, e ka pasur nje aspekt kohor me te zvarritur, por edhe trendet pozitive do te kene nje periudhe kohore qe do te kerkojne shume me teper kohe qe te jene prezente, apo te reflektohen ne Kosove".
"Mirepo, problemi me i madh eshte qe Kosova nuk ka probleme me trendin boteror, Kosova ka problem me trendin vendor dhe me vetveten". "Ate dite kur ta marrim me seriozitet qe t'i kryejme detyrat e shtepise, atehere trendet boterore ne do t'i pershpejtojme", thekson Gerxhaliu.
Sidoqofte, zyrtare qeveritare tashme kane deklaruar se edhe pavaresisht krizes globale financiare dhe sfidave te shumta ne aspektin ekonomik, Kosova gjate vitit 2009 ka shenuar rritje ekonomike per 4.4 per qind, perqindje kjo qe, sipas tyre, gjate ketij viti do te jete edhe me e larte.