Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Calavera Ruiz, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, është takuar ditën e sotme me kryeministrin Rama.


Delegacioni i BE shkruan në Twitter se në takim është diskutuar për përparimin e Reformës në Drejtësi.


Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor @ CalaveraRuiz në Tiranë. Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin @ediramaal në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian në #Albania. # EU4Albania, shkruhet në faqen zyrtare të delegacionit të Bashkimit Europian, në Shqipëri.