Kriza politike që ka mbërthyer vendin nuk duket të ketë zgjidhje, pasi palët vijojnë ti qëndrojnë me kokëfortësi bindjeve të tyre. Por, sot në një postim në Facebook, aelati i Bashës, Nard Ndoka ka zbardhur tre mundësitë, që sipas tij ekzistojnë për ti dhënë zgjidhje ngërçit aktual.


Sipas kreut të Partisë Demokristiane, gjithçka do të nisë duke larguar Edi Rama nga posti i Kryeministrit.


Më tej në alternativën e tij për zgjidhjen e krizës ish-deputeti nxjerr edhe dy data të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme, siç 20 tetori 2019 dhe 22 marsi 2020 pas qeverisjes për një 1 vit nga një kabinet tranzitor.


POSTIMI I PLOTË:


Rama ka dalë nga shinat; Ai e ka humbur rrugën, logjikën, drejtpeshimin dhe orientimin për me tej!


Tre rrugë për zgjidhjen e krizës:



  1. Qeveri socialiste, pa Ramën KM, zgjedhje me 20 Tetor!

  2. Qeveri kalimtare, zgjedhje me 22 Mars.(Reforme elektorale, në drejtësi, administrative e integrim europian)

  3. Nëse nuk ka reagim dhe zgjidhje deri me 12 Prill; protestë pafund, bllokim total të pushtetit të papërgjegjshëm në çdo mënyrë dhe formë demokratike!


Rrugë tjetër nuk ka; kush pret zgjidhje tjetër, gabon rëndë.


(Konsultuar me; analiste, politologë, qytetarë dhe me një grup mjekësh të specializuar).


Keto jane zgjidhje për vendin, jo për partitë e qeveritë!


v.o. Ideja është thellsisht personale!


Postimi i Nard Ndokës në Facebook


Partitë opozitare kanë dalë nga parlamenti dhe po protestojnë në rrugë, ku kërkojnë me çdo kusht largimin e Ramës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prej më shumë se një muaj opozita ka zhvilluar 7 protesta në Tiranë, ku kërkon zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri tranzitore.