Rama: Berisha ben karrshillek qesharak ndaj punes ne Bashkine e Tiranes


Kryebashkiaku i Tiranes, njekohesisht lideri i Partise Socialiste, Edi Rama akuzoi diten e djeshme kryeministrin Berisha qe inaguronte rruge komunash te cilat nuk ishin nje investim i tij. Kjo deklarate erdhi gjate pjesmarrjes se Edi Rames ne rikonstruksionin e vazhdimit te rruges "Sami Frasheri", qe kalon poshte diges se Liqenit Artificial dhe paralel me te.


"Degjoj Kryeministrin qe hakerrehet ne Parlament si i forti i mehalles, pastaj turret e u merr gersheret e inagurimeve nga dora kryetareve te komunave per t'i bere karshillekun e vet qesharak Bashkise se Tiranes, me rruge fshati qe s'i ka bere as vete", deklaroi dje kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama gjate perurimit te rruges. Sipas tij, qendrimi i kryeministrit Berisha ishte i ndryshem nga ai qe po shfaqte Rama si kryebashkiak ne transforimin e qytetit te Tiranes.


" Nuk e fsheh dot me deshtimin e plote te politikes se tij te vjeter, te cilen shqiptaret do ta denojne perfundimisht me vote, duke cliruar Shqiperine nga kthetrat e se shkuares, per ta kthyer ne model te suksesit dhe te se ardhmes, ashtu si Tirana europiane qe ne po transformojme cdo dite", deklaroi Rama ne fjalen e tij. Rruga e inaguruar dje ndodhet ne jug te Tiranes dhe lidh bllokun e banimit prane Kopshtit Zoologjik si dhe lagjen Sauk me rrugen "Sami Frasheri".





Berisha: Rama po tallet me fshatarsine


Kryeministri Berisha nepermjet zedheneses se tij, Juela Mecani deklaroi dje ne lidhje me akuzat e Edi Rames. Sipas Mecanit, eshte hera e dyte gjate mandatit te tij qe Rama inauguron kete rruge. Zedhensia theksoi se me kete inaugurime Rama shfrytezoi rastin per te sulmuar Kryeministrin e Shqiperise, duke fyer dhe tallur fshataresine, duke u shprehur se Berisha mbeti rrugeve te fshatrave.