TIRANE-Me rastin e Kurban Bajramit edhe kryegjyshi i bektashinjeve Baba Edmond Brahimaj ka uruar gjithë besimtarët për këtë ditë të shënuar. Ndërsa ka apeluar për të ndihmuar të varfërit me shpëndarjen e kurbanit si dhe të jemi sa me parë në krah të vendeve të Europës.

Edmond Brahimaj i uroj besimtarët, duke iu drejtuar me fjalët, “Të gjithë besimtarët myslimanë bektashinj, përjetojnë ditën e Kurban Bajramit ditën e sakrificës më sublime njerëzore, ditën e dashurisë së zotit, të gjithëpushtetshëm, të gjithëfuqishëm, në këtë ditë duhet të kemi për njëri-tjetrin dashuri, paqe dhe mirësi, t'i falim njëri-tjetrit urtësinë. 

Në këtë ditë, të pasurit duhet të ndihmojnë të varfërit për tu ardhur në ndihmë atyre , po edhe ndarja e Kurbanit këtë shpreh çfarë kemi për vete duhet ta kemi edhe për të tjerët. Në këtë ditë duhet t'i lutemi zotit, që në shqiptarët kemi shumë nevojë për të, të aspirojmë në botën e madhe evropiane, ku edhe shteti ynë të jetë përkrah shteteve të Evropës. Me mirësinë që fal kjo ditë, urojmë mbarësi, mirësi, paqe, dashuri në të gjithë vatrat shqiptare por edhe mbarë njerëzimit. Amin!". 

Nesër rreth orës 09:00 me rastin e kësaj dite të shënuar për besimtarët nisin edhe vizitat e qytetarëve dhe politikës në selinë qendrore të bektashinjve. 

(m.s/News24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Kryegjyshi i Bektashinjve uron shqiptarët: Ndihmoni të varfërit me ndarjen e kurbanit