Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ngritur alarmin në lidhje me gjendje dhe sigurinë ne vend.


Duke iu referuar grabitjes së ndodhur në Rinas, Kryemadhi tha se kriminelët lëvizin si zotër të vendit, ndërkohë nga ana tjetër pensionistët nuk arrijnë dot të paguajnë ujin dhe dritat.


Sipas saj, një polici e çorganizuar përballë krimit dhe kriminelëve tregon rënien e shtetit dhe nuk është më partnere e qytetarëve, por armike që ruan krimin.


Qytetarët e thjeshtë ndihen tërësisht të pasigurt, pasi nuk shohin askënd që të jetë larguar nga detyra dhe thirren nga Prokuroria ata të cilët luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre se kanë vite që i paguajnë taksa shtetit shqiptar.


Një ngjarje e tillë e rëndë që përsëritet sa herë që kriminelët duan të grabisin është një provë e qartë e dështimit të qeverisë shqiptare. Kjo Qeveri është një provë e pandëshkushmërisë e të gjithë të këqijave të këtij vendi.


Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë më si një vend të botës, bëhen edhe filma. Shqiptarët meritojnë punë dhe ta kenë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Një polici e çorganizuar përballë krimit dhe kriminelëve tregon rënien e shtetit dhe nuk është më partnere e qytetarëve, por armike që ruan krimin dhe bandat, deklaroi ajo.