Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga qyteti i Shkodrës foli për motivin e largimit të shqiptarëve nga vendi, duke thënë se fajin e ka qeveria.


Ndihemi të mërzitur për mënyrën se si qeveria drejton në mënyrë të pabarabartë sistemin. Nuk mund të vazhdojë kjo qeveri, që zgjat agoninë e shqiptarëve. Po mbajmë vendin e parë në Europë për azilkërkuesit. Fëmijët e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria dhe nuk duan të kthehen më. Kjo është fatkeqësia më e madhe. Kjo do të jetë një mallkim për klasën politike. Ka ardhur koha që ti japim fund stabilitetit të krimit të organizuar, tha ajo.


Djegia e mandateve të tona, ishte një vendim ekstrem. Iu dhamë idenë njerëzve se ne nuk mendojmë për veten tonë. Di të them se mungesa e shtetit, e detyroi opozitën shqiptare për të djegur mandatet. E dimë shumë mirë se marrja e mandatit në Shkodër është mandat gjaku. Jo vetëm në Shkodër, por kudo, tha shefja e LSI-së.


Gazeta Shqip