Me Lulzim Bashën që e mbajti foltoren e Parlamentit të bllokuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zgjodhi të fliste jashtë sallës dhe në një video live në Facebook, për të treguar se Edi Rama edhe në veshjen e tij kopjon kapot e krimit të organizuar.


Ngjyra e kostumit që kishte veshur sot, fiks si bluza e vëllait të vetë në makinën e Gent Xhixhës. Reflektonte në ballë të parlamentit, tha Kryemadhi jashtë sallës.


Ajo gjithashtu theksoi se salla e kuvendit është bërë shumë qesharake, pasi ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama.


Sot është veshur me kopjativ, sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar. Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë dhe i ka drejtuar drejt rrugës së varfërisë, drejt rrugës së krimit dhe drejt rrugës së mungesës së identitetit kombëtar. Megjithatë ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë, tha Kryemadhi në Facebook.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)