Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmë në emisionin Opinion, ku foli në lidhje me aktualitetin politik në vend.


Kryetarja e LSI-së ka qenë tepër e ashpër me eurodeputetin gjerman Knut Fleckenstein. Pasi tregoi se çfarë ndodhi në takimin me eurodeputetët, ajo tha se Fleckenstein nuk është Zot.


Uroj që te jetë kandidat prapë për eurodeputet. Sa certifikata lindjeje ka zoti Fleckenstein tek shtëpia e vetë ne kemi diploma universiteti, pavarësisht se janë apo nuk janë universitete shqiptare dhe vetëm ta dijë që si këto universitetet që ka mbyllur Edi Rama nuk janë.


E para e punës uroj të ketë qenë esëll kur e ka bërë atë deklaratë, e dyta e punë i kam kërkuar Komisionit Europian të sqarojë nëse është e vërtetë deklarata që ka thënë zoti Fleckenstein, apo jo. Sepse e nxori në titra Kuvendi i Shqipërisë, live tha kryerja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.


Unë po pres sqarim zyrtar, jam e bindur sepse nuk më shqetëson fare, tha Kryemadhi në lidhje me deklaratën e eurodeputetit se Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat


Por ndryshe nga herët e tjera, Monika Kryemadhi ka treguar takimin që pati me eurodeputetin. Sipas saj Fleckenstein është ngritur nga tavolina kur i është përmendur dosja 339 dhe bandat e drogës.


Fleckenstein kur ishim në takim, kur u diskutua dosja 339 u çua nga tavolina dhe iku.


Nuk e di, unë di të them që edhe kur përmenda bandat e drogës, të trafikut të drogës të Hamburgu ajo siç duket e irritoi më shumë seç duhet. Nuk duhet të harrojmë që zoti Fleckenstein është eurodeputet nga Hamburgu dhe ndoshta mund ti ketë bërë ndonjë premtim zoti Rama që gjithë kontingjenti shqiptar i zotit Rama që punon dhe jeton në Hamburg ti shërbejë zotit Knut për vota, tha ajo.