Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se vitet e rilindjes janë kthyer në vite makthi. Sipas saj këto kohë ishin vite që ngjallën braktisjen, mungesën e shpresës dhe harresën.


Në një bashkëbisedim me gazetarët, ajo u shpreh se çelja e negociatave është më e rëndësishme për shqiptarët, dhe jo për klasën politike. Ajo tha se opozita po tregohet e matur për këtë qëllim.


Opozita dhe LSI-së në veçanti tha ajo, i kanë krijuar kushtet komode qeverisë për të bërë negociatat.


Pas protestes së 27 janarit shumë kerkesa na vijnë nga qytetarët për të vazhduar protestat, por po tregohemi të matur. Po i japim kohën kësaj qeverie që të shohim vetem drejt negociatave. E theksoj është e rëndësishme se hapja e negociatave nuk i shërben klasës politike po shqiptarëve. Qeveria nuk po tregohet aspak serioze, tha Kryemadhi.


Kryemadhi iu referua statistikave të huaja duke theksuar se sot Shqipëria është vendi më i varfër në rajon.


Zgjidhja për të dalë nga varfëria është paketa që ka propozuar LSI. Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët dhe duke mos besuar te ta, ka importuar shumë mendje të ndritura. Taksat që rriten çdo ditë dhe pagat që rrinë në vend, nuk sjellin gjë tjetër veçse varfëri, mungesë shprese dhe eksod të shqiptarëve, u shpreh Kryemadhi.


Kryetarja e LSI theksoi se reforma në drejtësi është vendosur në pikëpyetje të madhe dhe nuk është më ajo reforma që aspiron shqiptarët dhe ti bëjë ata më pak të varfër.


Kryemadhi ka paralajmëruar politikanët e korruptuar se një ditë do të paguajnë, ndërsa i ka kërkuar qeverisë të merret seriozisht me çështjen e Reformës në Drejtësi.


Sipas Kryemadhit, kjo reformë ka përfunduar një unazë në gishtat e duarve të krimit të organizuar, një bizhu në sirtarët e tyre.


Reforma në Drejtësi është vendosur në pikëpyetje të madhe, nuk është më ajo reforma që aspiron shqiptarët, që do ti bënte ata më pak të varfër e të sigurt, që do të luftonte krimin, trafikun e drogës e korrupsionin, ajo është kthyer në një unazë në gishtat e duarve të krimit të organizuar, një bizhu në sirtarët e tyre. Lufta kundër drogës vazhdon të mbetet një sfidë. Qeveria të lërë propagandën e saj dhe të merret seriozisht më këtë çështje, një ditë do të paguajnë, tha Kryemadhi.


“Propozojmë të rikthehet në parlament ligji për taksat, – vijoi kryetarja e LSI-së. – Kjo është çështje egoje personale e Edi Ramës dhe asnjë fjalë e dhënë ndaj oligarkëve shqiptarë, por është çështje e mbijetesës së bizneseve shqiptare që taksat e larta i çojnë drejt shpërbërjes së tyre.


Ne jemi të hapur për të dhënë alternativën tonë. Por ajo cka dua të them është që për shkak të luftës kundër varfërisë ne nuk kemi asnjë lloj kompleksi, ofrojmë ndihmën tonë, por vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”.


13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)