Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë.


Në ketë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë ekonomisti Sefer Kanushi. Gjate fjalës se saj, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.


Kryemadhi tha se LSI forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm. Duke folur për situatën aktuale, Kryetarja e LSI Kryemadhi tha: Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Taksat rriten, ndërsa të ardhurat për familjen shqiptare ulen.


Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se Papunësia është rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. LSI është parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët janë në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit, theksoi Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.