d4bce7df-b63f-4080-ad53-06767352420a

Pas akuzave të forta te Kryeministrit Rama ndaj LSI-së dhe paralajmerimit te prere qe beri per ish-drejtoret me te cilet qeverisi mandatin e shkuar, vjen reagimi flake per flake i kryetares se LSI-se, Monika Kryemadhi.


Teksa ndodhej ne një takim me strukturat e LSI-së në Pogradec, Monika Kryemadhi i ka dhene pergjigje akuzave te forta te Rames, duke e shigjetuar per personat qe ai ka zgjedhur te qeverise shqiptaret.  Kryetarja e LSI-së është shprehur se Rama ka zgjedhur të mbrohet nga kriminelë të cilët do ta lënë në baltë, e nuk do ta mbrojne dot.


d4bce7df-b63f-4080-ad53-06767352420a


Kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për ti patur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Më mirë të kesh një infermiere, një këngëtar, një mësues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papune për ti patur në krah, se sa një vrasës, një tutor prostitutash, një trafikant armësh apo trafikant droge që po degradojnë  familjet e Shqipërisë. Është me e ndershme te kesh një te papune ta kesh shok e mik, te rrish e te punosh me ta, se sa te jetosh me kriminelet qe Edi Rama ka zgjedhur për te drejtuar Shqipërinë. Edi Rama mund te qeverise shtëpinë e tij me kriminelet, por Shqipërinë jo!, tha Kryemadhi.