Kryeministri Berisha u nis dje për një vizitë zyrtare dyditore në Katar, me ftesë të Kryeministrit të Katarit Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani. Në këtë qëndrim, Kryeministri shoqërohet nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Gjatë takimeve në Katar, Kryeministri Berisha do të pritet nga Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani dhe nga Kryeministri i Katarit, Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani. Pas bisedimeve, midis të dyja palëve do të nënshkruhet një marrëveshje për sigurinë e investimeve. Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime me biznesmenë nga Katari dhe do të pritet nga Presidenti i Shoqatës së Biznesit të Katarit z. Isa abu Isa.