TIRANE - Kryeministri Berisha priti sot në një takim, pilotin shqiptaro-amerikan James Berisha, pas kthimit nga Eritrea, ku u burgos gjatë një fluturimi në kuadër të misionit të tij sensibilizues “Të fluturosh për Kosovën”.

Kryeministri Berisha theksoi se çështja e njohjes së Kosovës është me rëndësi për të gjithë. Kryeministri e siguroi pilotin shqiptaro-amerikan se qeveria shqiptare do të vazhdojë të jetë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar në rast nevojë çdo shqiptar, kudo që ndodhet.

Ndërkaq piloti James Berisha shprehu kënaqësinë që takohej përsëri me kryeministrin Berisha dhe e falënderoi atë për mbështetjen personale dhe solidaritetin e treguar për lirimin nga burgu i Eritreas.

(er.nu/news24/BalkanWeb)