TIRANE - Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje ne repartin e djegieve ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, metalurgun Veli Jahja. Punetori i plagosur rende ne shperthimin e ndodhur dy dite me pare, ne Uzinen e Shkrirjes se Celiqeve ne Elbasan, eshte duke u trajtuar ne kete spital. Kryeministri u interesua per gjendjen shendetesore te te plagosurit, per trajtimin dhe mjekimin qe ai po merrte prane ketij spitali. Berisha u takua me ekipin mjekesor qe po tregon nje kujdes te vazhdueshem per mjekimin intensiv te te plagosurit dhe u kerkoi atyre qe personeli i Spitalit Ushtarak te bente perpjekjet maksimale te mundshme per jeten e tij. Gjithashtu, Kryeministri u takua edhe me familjare te te plagosurit dhe i siguroi ata se ekipi mjekesor i spitalit do te beje c