Kryeministri Fatos Nano i dergoi sot nje leter urimi Kryetarit te Partise Demokratike te Shqiperise, z.Sali Berisha, me rastin e anetaresimit te kesaj partie ne Grupimin e Partive Popullore Europiane.
Ne kete leter Kryeministri Nano shkruan:
"Zoti Berisha,
Me kenaqesi mesova lajmin e antaresimit te Partise qe ju kryesoni ne grupimin e Partive Popullore Europiane. Ky eshte nje akt qe deshmon se e gjithe shoqeria shqiptare tashme eshte perfshire ne nje proces te pakthyeshem integrues, proces i cili nuk mund te jete i plote pa pjesemarrjen reale te te gjitha strukturave te saj ne institucionet europiane.
Ju pershendes,
Fatos Nano "