Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të vizitojë nesër Tiranën, në të parën vizitë të tij jashtë shtetit që prej marrjes së detyrës.


Zyra e shtypit e kryeministrisë ka zbardhur edhe axhendën e takimeve të z. Haradinaj gjatë qëndrimit në kryeqytet.


Në orën 10:00, është parashikuar ceremonia ushtarake e mirëseardhjes, që do të organizohet në Pallatin e Brigadave.


Më pas axhenda do të vijojë me takimin e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, dhe delegacionet e të dy vendeve.


Në orën 11.00 do të zhvillohet takimi inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit.


Ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp, e dy kryeministrave, do të zhvillohet në orën 11.30.


26 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)