Institucione të vendit, organizata të dala nga lufta, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe sot pranë 28 mbetjeve mortore të viktimave që u rivarrosën në fshatin Rezallë të Skenderajt. Ata u vranë 16 vite më parë, ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe ata qenë të zhdukur. Këta trupa u gjetën vitin e kaluar në Rudnicë të Rashkës.

Të dielën, në 16 vjetorin e vrasjes së tyre, homazhe bëri edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

"Sot bëmë homazhe në Rezallë, me rastin e rivarrosjes së mbetjeve mortore të 28 viktimave të masakrës së fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt", ka shkruar Mustafa në Facebook. /Zeri/