Historia prekëse e mësueses nga Rrësheni që vuan nga kanceri dhe u ankua për mungesën e ilaçeve në një mbledhje të qeverisë në qarkun e Lezhës, është risjellë në kujtesë nga kryeministri Edi Rama.


Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë e ka nisur duke dhënë mesazhin se shembulli i mësueses nga Rrësheni tregon qartë për platformën e bashkëqeverisjes.


Pas ankesës publike, Rama përkrah mësueses nga Rrësheni duke iu përgjigjur thirrjes së saj për ndihmë. Ai ka qenë bashkë me mësuesen tek reparti i Onkologjikut, ku asaj iu mundësua trajtimi me ilaçin hereceptinë.


Postimi i Ramës:


MIRËMËNGJES


dhe me këto dy pjesë të historisë së mësueses mirditore që vuan nga kanceri, ku mund të shihni se si funksionon bashkëqeverisja me qytetarët, kur nuk përtojnë të ankohen për hallet e tyre konkrete në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al apo në takimet publike të platformës, ju uroj një fundjavë të qetë.





.


MIRËMËNGJES dhe me këto dy pjesë të historisë së mësueses mirditore që vuan nga kanceri, ku mund të shihni se si funksionon bashkëqeverisja me qytetarët, kur nuk përtojnë të ankohen për hallet e tyre konkrete në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al apo në takimet publike të platformës, ju uroj një fundjavë të qetë


Posted by Edi Rama on Freitag, 19. Januar 2018



20 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)