Kryeministri i Norvegjisë,Jens Stoltenberg ka reaguar menjëherë pas situatës së krijuar në vend, pas shpërthimit të një bombe në qendër të Oslos, ku ndodhet edhe zyra e vetë kryeministrit.
Stoltenberg tha se situata është shumë serioze duke shtuar se është shumë herët për të thënë që është një sulm terrorist
Një shpërthim i fuqishëm goditi Oslon rreth orës 15:30, ku deri tani janë raportuar 2 të vdekur, dhe disa të plagosur.
Në reagimin e saj të parë, policia tha se , ende nuk ka një shifër të saktë viktimash, por shtoi se, bëhet fjalë për disa.