Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, shpërndau Dhomën e Ulët të Parlamentit, përpara zgjedhjeve të parakohshme.


Zgjedhjet, të shpallura të hënën, një vit para kohe, do të mbahen më 22 tetor.


Abe kërkon mandat të ri në kohën e krizës së vazhdueshme bërthamore të Korsë së Veriut.


Ai po ashtu pritet të përfitojë nga vlerësimet e fuqishme për të dhe nga një opozitë në rrëmujë.


Abe është bërë kryeministër në vitin 2012, ndërsa Partia e tij Liberal-Demokrate udhëheq koalicionin qeverisës.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter