Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ndodhet per nje vizite ne Shtetet e Bashkuara per takime me zyrtare te larte dhe ligjvenes amerikane. Ne keto momente zoti Thaci po takohet ne Kongres me kongresmenet demokrate Eliot Engel dhe Jim Moran. Me pas do te takohet dhe do te kete nje konference shtypi ne Departamentin e Shtetit me Sekretaren Hillary Clinton. Neser Kryeministri Thaci do te takohet me nenpresidentin Joseph Biden.