Me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Sofje.


Siç bën të ditur kabineti i zotit Thaçi, ky i fundit do të zhvillojë takime me presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, kryeministrin Bojko Borisov, nënkryetaren e Parlamentit, Ekaterina Ivanova Mihajlova dhe me zyrtarë të tjerë të këtij vendi.


Në kuadër të vizitës në Bullgari, Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në Klubin Atlantik të Bullgarisë.