Në vitin 2009, qeveria kishte miratuar një vendim që krijonte Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Europian.


Gjatë kësaj kohe ishin krijuar vakume ligjore, për funksionimin e agjencisë vihej re mungesa e një strukture të qartë drejtuesish.



Me këtë rast, dje qeveria e korrigjoi vendimin e tre viteve më parë dhe caktoi që shefi i tre anëtarëve që do të auditojnë programet e huaja, do të miratohet direkt nga Kryeministri.



Këshilli i menaxhimit ka funksione kryesore të vlerësojë, të monitorojë dhe të japë mendim për programet vjetore dhe strategjike të agjencisë, për raportimet periodike dhe vjetore, për pasqyrat financiare, për mënyrën e funksionimit të agjencisë dhe për çështje të tjera.