Arsimi është çështje serioze, - thekson shefi i qeverise. Këtë e kemi faktuar, shkruan ai, me mbajtjen e premtimeve.
 
“Rritem 120 deri ne 150% rrogat e mësuesve, shtrime internetin ne 2000 shkolla te vendit nga vetëm 40 shkolla me internet ne vitin 2005, rritem nga 900 ne 24 mije numerin e kompjuterave ne shkolla, ndërtuam dhe rindërtuam mbi 1300 shkolla”, thekson Kryeministri në këtë mesazh. 

Sipas shefit të ekzekutivit, qëllimi me kryesor për 4 vitet e ardhshme është cilësia dhe rritja e saj. 
“Mësueset dhe mësuesit shprehen dje mendime, propozime, kritika, opinione, qe do te pasurojnë shume programin e PD për 4 vitet qe vijnë. Arsimi ka qene dhe do jete përparësia jone me madhore”,  përfundon mesazhin e tij në facebook Kryeministri Berisha.