Kryeministri i Sllovenise Janez Jansha shprehet ne menyre te qarte se ne pushtet vihet me vote dhe jo me dhune. Teksa komentoi situaten e tensionuar politike ne Shqiperi Jansha denoi dhunen dhe shkaterrimin e vendit. Ai vuri ne dukje se kjo menyre e dhunshme e te protestuarit ndikon keq tek imazhi i Shqiperise qe aspiron per hyrjen ne BE. Sipas Kryeministrit slloven ky eshte nje imazh i keq qe po percjell Shqiperia permes demonstratave te dhunshme dhe se ne nje vend demokratik zgjedhjet fitohen me mjete demokratike dhe jo nepermjet dhunes e shkaterrimit te cilat nuk mund te jene kurrsesi mjetet e duhura per zgjidhjen e krizes.
Kur je ne opozite duhet te fitosh zgjedhjet e ardhshme me mjete demokratike dhe jo nepermjet dhunes shkaterrimit te vendit etj. Ka gjera qe jane ne interesin e perbashket te te gjitheve. Kryeministri i Shqiperise eshte nje koleg imi bashkepunuam gjate anetaresimit ne KE dhe per anetaresimin ne NATO. Nese nje vend po lufton per anetaresimin ne BE dhe nese publiku evropian sheh imazhet e dhunshme nuk eshte nje rekomandim i mire per kete vend - tha z. Janez Jansha. Kryeministri i Sllovenise Janez Jansha i shtohet listes se gjate te personaliteteve nderkombetare qe kane denuar dhunen e 21 janarit dhe jane shprehur kunder saj si mjet per te marre pushtetin.