Kryeministri i Turqise Rexhep Tajip Erdgoan gjendet ne Finlande. Ne rendin e dites se takimeve te Erdoanit ne Helsinki eshte procesi i anetaresimit te Turqise ne Bashkimin Evropian.



Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan mberriti ne Finlande bashke me Ministrin e Shtetit dhe njekohesisht Kryenegociatorin Egemen Bawsh dhe Zv/kryetarin e Partise per Drejtesi dhe Zhvillim AKP Wmer Celik.



Tema kryesore e takimeve ne Finlande vend ky qe mbeshtet anetaresimin e Turqise ne BE do te jete procesi i negociatave. Vizita e Erdoganit ne Helsinki mban vecorine e vizites se pare zyrtare ne nivel kryeministror pas nje periudhe 32-vjecare.



Erdogan u prit te rezidencen presidenciale nga Presidentja e Finlandes Tarja Karina Halonen.Gjate bisedes Kryeministri Erdogan falenderoi Halonen per mikpritjen qe i beri. Edhe Presidentja theksoi mbeshtetjen qe Finlanda i jep anetaresimit te Turqise ne BE.



Erdogan do te kete nje takim edhe me homologen finlandeze Mari Johana Kiviniemi si dhe do te pritet ne takim nga dhe Kryeparlamentari Sauli Vainamo Ninisto.