ramaMëngjesin e sotme GSH kishte publikuar një lajm i cili u transmetua edhe nga media të tjera përfshirë gazetën TemA, ku thuhej se kryeministri Rama ka dekoruar ish-krerë të Sigurimit të Shtetit me Medaljen e Mirënjohjes.


Zyra e shtypit të kryeministrit ka sqaruar se një gjë e tillë nuk është bërë këto ditë por bëhet fjalë për një vendim të vitit të shkuar dhe nuk janë dekoruar ish-sigurimsat, por gjithë veteranët e kategorisë I.


Medalja e mirenjohjes i eshte dhene vjet te gjithe veteraneve te kategorise I, jo emrave te veçante. Kush gezon kete status u dekorua vjet!, sqaron kryeministria.