Një i moshuar ka humbur jetën në stadium ndërsa ishte duke parë ndeshjen Skënderbeu-Partizani. Mësohet se burrit i ka pushuar zemra teksa po ndiqte lojën e futbollit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Korçë, ku i moshuari ishte ulur në tribunë për të ndjekur ndeshjen Skënderbeu-Partizani…







foto




 Mësohet se qytetari është Anesti Trifoni, 65-vjeç, banor në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës. Referuar të dhënave të para nga mjekët e spitalit, thuhet se tifozi i moshuar ka pësuar infarkt për shkak të emocioneve të shtuara gjatë ndeshjes. BalkanWeb ka mundur të sigurojë edhe foton e momentit kur ambulanca hyn në stadiumin e Korçës për ti dhënë ndihmë viktimës.

Edhe sipas njoftimit të Policisë thuhet se nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes së shtetasit A.T, rreth 65 vjeç, ka qenë infarkti në zemër. Shtetasi banonte në lagjen nr. 2 në Korçë.