Policia kufitare e Vlorës ëshë vënë sot në ndjekje të një mjeti lundrues.


karaburun


Pranë Gjirit të Dafinës, në Karaburun është pikasur një gomone e cila dyshohet nga policia se mund të transportojë drogë.


Mësohet se ndjekja po bëhet në bashkëpunim me palën italiane.


Vlorë/Informacion paraprak


Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.


Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.


Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.