Pas deklaratave të Ramës për konsensus me opozitën sa i takon çështjes së kryeprokurorit ka reaguar kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili.


Në një postim në facebook Vasili tha se thirrjet për konsensus të natës së fundit janë shumë të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë.


Ai shkruan më tutje se nuk mund të huajt të sillen si pushtues dhe të bekojnë për kapjen e drejtësisë nga kryeministri  Rama.


Postimi i Vasilit


Kanabizohet reforma ne drejtësi. Thirrjet për konsensus te natës se fundit janë shume te vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes se drejtësisë.


Zbatimi i reformës ne drejtësi ka hyre ne rrugën shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtës dhe instalon një pushtet te kriminalizuar te antiligjit.


Reforma ne drejtësi është e qarte,e zeza mbi te bardhe, ne Kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet zbatuar pa lëvizur asnjë presje.


Çdo devijim nga kushtetuta rrënon reformën ne drejtësi e kthen atë ne një antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.


Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanabisi i kryeministrit.


Ka vetëm një Kushtetute, dhe as Kuvendi dhe asnjë mision i huaj nuk kane as me te voglën mundësi ta tjetërsojnë dhe interpretojnë pasi kushtetuta nuk jua jep këtë te drejte.


Shqipëria është republike Kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.

Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjetër..qe kërkon te shkelet Kushtetuta është si ata.


7 dhjetor 2017 (Gazeta-Shqip.com)