HAGE-Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Serzh Bramerc, do të qëndrojë në Beograd më 12 dhe 13 Shtator, ka bërë të ditur këshilltari i tij, Frederik Svinen.

Temë e bisedimeve të Bramercit me zyrtarët serbë mësohet të jetë vazhdimi i bashkëpunimit në lidhje me gjykimet aktuale në Hagë.

I pyetur nga mediat në lidhje me gjykimin e Haradinajt, pasi dëshmitari kryesor, Shefqet Kabashi, refuzoi të dëshmojë, Svinen tha se prokuroria "shpreson që gjykimi të jetë i suksesshëm".

Ndërkaq, sa i përket dënimit të ish-shefit të shtatmadhorisë së ushtrisë jugosllave, Momçillo Perishiq, ai tha se prokuroria po analizon vendimin dhe brenda një muaji do të vendosë nëse do ta apelojë ose jo.

Perishic është dënuar me 27 vjet burg nga Tribunali i Hagës për shkak se "ka ndihmuar dhe mbështetur vrasjen dhe veprimet çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb".

(d.b/BalkanWeb)