25/03/2009  Samiti i 3-të botëror i prokurorive


TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama, ka marrë pjesë në samitin


e 3-të botëror të Prokurorëve të Përgjithshëm. Takimi do të zhvillohet nga data 23-26 mars. Mësohet se tema qendrore e takimit është “Prokurori i Përgjithshëm–shtylla e sistemit bashkëkohor të drejtësisë penale, si dhe pavarësia e Prokurorisë.” Kryeprokurorja Rama shoqërohet nga një grup prokurorësh të Prokurorisë së Përgjithshme në Samitin e III-të botëror, i cili zhvillohet në Bukuresht, Rumani. Në këtë samit marrin pjesë Prokurorë të Përgjithshëm të më shumë se 100 vendeve të ndryshme të botës, po ashtu pjesëmarrës në samit janë edhe prokurorë të lartë. Konferenca do të mbulojë aspekte të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar për arritjen e standardeve të përbashkëta në fushën e të drejtës penale. Tema të veçanta të prekura në këtë takim janë rritja e pavarësisë së gjyqësorit dhe rritja e besimit të publikut në organin e drejtësisë. Gjatë qëndrimit të saj në Bukuresht të Rumanisë, Kryeprokurorja Ina Rama do të takojë një sërë personalitetesh të prokurorive botërore. Në takimet që do kryejë numri një i akuzës shqiptare, do të bisedohet për shkëmbimin e informacionit, bashkëpunim etj.