Kryesia e Partise Republikane do te mblidhet diten e sotme per te diskutuar ne lidhje me strategjine e saj per rihyrjen ne qeverine e djathte, te drejtuar nga Kryeministri Berisha. Pritet qe ne kete mbledhje te dilet me qendrimin e mosperfaqesimit me minister ne qeveri deri ne perfundim te Samitit te Bukureshtit. Kjo pritet te vij ne respekt te viktimave ne Gerdec dhe si nje menyre per acarimin e klimes politike ne vend ne prag te samitit te Bukureshtit. Ne datat 2-4 prill do te zhvillohet samiti me i madh NATO-s, i mbajtur ndonjehere ne Bukuresht te Rumanise. Ne kete samit vendet e kartes "Adriatik 3", Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia presin te marrin edhe ftesen per anetaresimin ne aleancen me te madhe ushtarake ne bote.