Kryesia e Partisë Socialiste


Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që të thërrasë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me 22 janar. Nën përfundim të takimit të sotëm kryesia e PS-së doli me një komunikatë ku vendimi i Gjykatës së Lartë për shpalljen të Ilir Metës, konsiderohet provë e kapjes së drejtësisë nga pushteti i Berishës.


Kultura e pandëshkueshmërisë është faktuar gjatë qeverisjes së kësaj maxhorance në tre raste konkrete sipas PS. Raste të cilat kanë të bëjnë me funksionarë të lartë të shtetit siç ishin hetimet për Lulzim Bashën, Fatmir Mediun dhe së fundmi Ilir Metën.


Kryesia e PS-së ka theksuar se për të gjitha këto raste ku nuk ka pasur drejtësi do të ketë rihetim. Do bëjmë të mundur nxitjen me fakte e prova të rihetimit dhe gjykimit të çdo çështjeje gjyqësore me objekt korrupsionin e nivelit më të lartë qeveritar, mbyllur arbitrarisht nga gjykata në refuzim të qartë të fakteve të njohura botërisht, ekspertimeve profesionale kombëtare e ndërkombëtare, thuhet në komunikatën e kryesisë së PS-së.