Postet e ministrave në Qeverinë Rama janë ndarë vetëm mes PS-së dhe LSI-së, duke perjashtuar aleatet e tjere. Pjesa më e madhe janë të rinj ndërsa vetë Kryeministri i ardhshëm pohoi se ata me më shumë eksperience, ka zgjedhur t’ia lërë jetës parlamentare.



90% e Qeverisë Rama do të përbëhet nga ministra që mbajnë këtë post për herë të parë. Kryeministri I ardhshëm jep kriterin e përzgjedhjes.



Një qeveri politike thekson kryesocialisti, ndërsa pohon se personalitetet me më shumë eksperiencë ka preferuar t’ia lërë betejës parlamentare. 



Asnjë post ministror për aleatët më të vegjël. Sipas Ramës, PS dhe LSI kanë preferuar ta marrin vetë peshën e përgjegjësisë.



Spartak Ngjelës nuk i ka pëlqyer posti që i është propozuar.



I pyetur nga ABCnews përse nuk u mbajt premtimi electoral për një ministri të emigracionit, Rama mohoi ta bërë ndonjëherë këtë premtim.



Mohimi i Ramës është përgënjeshtruar edhe nga media të tjera, që citojnë një intervistë të kryesocialistit publikuar në “Plus Gazeta Athina” më datë 15 shkurt 2013, ku premton një dikaster të vecantë për emigracionin.



Gjatë konferencës për shtyp, Rama nuk la akuzuar Qeverinë aktuale për shpërdorime.



Ndërsa opozitës së ardhshme i premton se do të mund të hapë kutitë e zgjedhjeve përmes një komisioni parlamentar.



Rama la të kuptohet se Gramoz Ruçi nuk do të jetë më kryetar i grupit parlamentar të socialistëve, ndërsa pohoi se emri I ri do të zgjidhet në një moment tjetër.






QEVERIA E RE E SHQIPERISE 2013 – 2017



Kryeministër Edi RAMA



Zv/Kryeministër Niko PELESHI





1. Ministër i Financave, Shkëlqim CANI



2. Ministër i Brendshëm, Saimir TAHIRI



3. Ministre e Mbrojtjes, Mimi KODHELI



4. Ministër i Jashtëm, Ditmir BUSHATI



5. Ministre e Integrimit Europian, Klajda GJOSHA



6. Ministër i Drejtësisë, Nasip NAÇO



7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben AHMETAJ



8. Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Damian GJIKNURI



9. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond HAXHINASTO



10. Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina GJERMENI



11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond PANARITI



12. Ministër i Shëndetësisë, Ilir BEQJA



13. Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita NIKOLLA



14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion VELIAJ



15. Ministre e Kulturës, Mirela KUMBARO-FURXHIU



16. Ministër i Mjedisit, Lefter KOKA



17. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian CELIBASHI



18. Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena HARITO



19. Ministër për Çështjet Vendore, Bled ÇUÇI