//



Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori sot një letër nga kryetari i Parlamentit të Grenadës, George J.Mc Guire lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës.


Kjo letër vjen pas dhjetra takimesh që Kryetarja e Kuvendit zhvilloi në Konferencën botërore të kryeparlamentarëve në Gjenevë, të fokusuara kryesisht në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.


Në letrën e tij z.Mc Guire shkruan se Jam i lumtur tju njoftoj se pas takimit që ne patëm në Konferencën Botërore të Gjenevës, Grenada ka marrë në konsideratë kërkesën tuaj për njohjen e Kosovës si një vend legjitim dhe krejtësisht i pavarur.


Kam kënaqësinë tju informoj gjithashtu se vendet e CARICOM pritet të marrin një vendim të përbashkët për çështjen e Kosovës.


CARICOM është një bashkësi shtetesh që përfshin 15 vende , ku bëjnë pjesë Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Belize, Dominica, Grenada, Guyana, Haiti, Jamaica, Montserrat, ST. Kitts dhe Nevis, Saint Lucia, St.Vincent dhe Grenadines, Suriname, Trinidad dhe Tobago.


Në letrën e tij, Kreu i Parlamentit të Grenadës e siguron Kryetaren e Parlamentit se autoritetet më të larta të Grenadës do të lobojnë dhe më gjërë në mbështetje të kauzës suaj të drejtë.


Letra e z.MC Guire vjen pas një sërë letrash që Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli ka marrë në përgjigje të takimeve të saj lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.










Print

Email











var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere";
var tp = "k=255";
var pub_path = "/";
var search_mode = "";










GO











Foto Galeri











































më shumë


Live
Seancat Plenare Live

Video Galeri





$j(document).ready(function($) {
createPlayerSI();
});
function createPlayerSI() {
var flashvars = {
file:"http://www.parlament.al/media/punime nga rikonstruksioni i salles se seancave plenare.flv",
type:"video",
autostart:"false",
skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf",
image: "http://www.parlament.al/show_image.php?file_id=7870",

frontcolor:"000000",
backcolor:"ffffff",
screencolor:"838f8d",
lightcolor:"32a6cb",

bufferlength:"1",
volume:"90",
repeat:"none",
quality:"true",
displayclick:"play",
stretching:"uniform",
controlbar:"over",
shuffle:"false",
mute:"false",
logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif",
item :"0"
}
var params = {
allowfullscreen:"true",
allowscriptaccess:"always",
wmode:"opaque"
}

swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params);
}



Get the Flash Player to see this player.