Kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali,


Kryetarja e sapozgjedhur e FRESSH, Elisa Spiropali, ka braktisur Asamblenë Kombëtare të Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptar, për shkak mosmarrëveshjet me anëtarët e tjerë të Asamblesë Kombëtare, kanë qenë shkaku që kryetarja e FRESSH ka braktisur mbledhjen.


Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të FRESSH, ishte planifikuar të niste rreth orës 18:00, por ka nisur me vonesë. Asamblenë Kombëtare që nisi punimet pas largimit të Spiropalit e ka përshëndetur kreu i PS, Edi Rama, i cili theksoi se socialistët janë në anën e duhur të historisë dhe se të rinjtë duhet ti japin më shumë politikës dhe vendit.


Ashtu si në këtë dallgë të RE-FRESSH-it erdhën shumë të rinj dhe të reja, tanimë FRESSH-i i riorganizuar të mund të kthehet në një hapësirë publike për të tjerë të reja e të rinj. Sfida që kemi përpara është një sfidë e vështirë, por është një sfidë që ne do ta fitojmë së bashku. Jemi në anën e duhur të historisë, jemi një forcë politike, një familje e madhe politike, pjesë e së cilës është edhe FRESSH-i, që është qartësisht e përcaktuar si një forcë me vokacion të patjetërsueshëm europian. Jemi forca që do ta bëjë Shqipërinë europiane, që do ta bëjë Shqipërinë pjesë të familjes europiane,- u shpreh Rama. /E.L/