//




Kryetarja e Kuvendit: Nuk do të rresht së lobuari për Shqipërinë dhe Kosovën


Për sa kohë të jem deputete jo thjesht Kryetare e Parlamentit, nuk do të rresht as ditë as natë, në çdo orë, në çdo minutë, me sa forcë, me sa mundësi të kem, do të komunikoj me çdo vend të BE-së.


Kryetarja e Kuvendit: " Unë do të bëj çdo përpjekje për Shqipërinë dhe Kosovën, ashtu siç kam bërë. Ka qenë rekord ratifikimi i MSA-së dhe në kohën e ratifikimit të MSA-së, ju ishit duke i rënë bilbilave. Sot mund të jeni me vuvuzela.




Në kohën e ratifikimit të Protokollit të NATO-s, ju vazhdonit të protestonit dhe unë shkoja vend më vend. Shkoja ku kisha frymë, ku kisha fuqi dhe e ratifikuam Protokollin e NATO-s.


"Për sa të kem forcë, fuqi, frymë dhe çdo mundësi, do të shkoj në çdo vend për të mbrojtur pavarësinë e Kosovës dhe më shumë se kurrë, sot, sot që është vendimi i gjykatës së të drejtave të njeriut. Dhe ti që sdo që Kryetarja e Kuvendit të lëvizë nga vendi për të bërë lobing. More zotërinj, ka ikur koha e izolimit të Shqipërisë! Nuk jemi në kohën e Enver Hoxhës. Jemi në kohën e globalizmit, jemi në kohën e integrimit, jemi në kohën kur më shumë se kurrë çdo shqiptar duhet të lëvizë i lirë.


Nuk do të rresht asnjë sekondë, do të shkoj ku të mundem për të hequr vizat, për ti bërë avokaturën shqiptarëve. Po jua deklaroj këtu sot, çohuni e thoni sa të doni rroga e Jozefina Topallit. Po, po, dietat e Jozefina Topallit. Unë do të shkoj ku të mundem për këtë Shqipëri, për vendin tim.


Natyrisht që jeni të mërzitur, shumë të mërzitur. E dini pse? Sepse secili prej jush çdo ditë shkon në zyrat e administratës dhe thotë: Pse nuk më jep një makinë se më duhet kjo makinë e lartë. E dini se cilat kanë qenë interesat tuaja gjatë këtij viti? Pse nuk më jepni rrogën, pse nuk më ndërroni gomat e makinës.


Ky ka qenë qëndrimi juaj. Po, pra ka qenë çështje interesi juaj të një rrote makine të dietave. Kaq e keni ju. Natyrisht, unë nuk e përgjithësoj. Unë di që në grupin tuaj ka njerëz që e duan këtë vend. Absolutisht. Dhe kanë punuar për këtë vend. Ndaj, po jua them që tia transmetoni kryetarit tuaj, të cilin nuk e takon asnjeri, as nga jashtë, as nga brenda.


Nuk e kam me ju e kam me kryetarin e partisë suaj, i cili ju çonte në protestë para NATO-s; akuzoj kryetarin e partisë suaj, i cili ju urdhëronte që tu binit bilbilave. Nuk ju akuzoj ju! Jo, shumica këtu jeni deputetë të rinj. Ju ende nuk e njihni parlamentarizmin.Megjithatë, unë jam Kryetare e Kuvendit. Detyra ime është të respektoj Rregulloren.




Zoti Ruçi, unë ti dëgjova kërkesat, megjithëse, mendoj se jemi brenda Rregullores, unë jam dakord me ty. Ti japim kohë opozitës për të parë raportin e Komisionit të Sigurisë. I japim kohën e duhur opozitës.


Unë jam një njeri që marr parasysh atë që thotë opozita. Nuk jam si ju. Nuk merrem me dietat tuaja, nuk merrem me makina të larta apo të ulëta. Kjo jam unë. Ky është një ndryshim i madh, zotërinj!







Print

Email











var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere";
var tp = "k=255";
var pub_path = "/";
var search_mode = "";










GO











Foto Galeri











































më shumë


Live
Seancat Plenare Live

Video Galeri





$j(document).ready(function($) {
createPlayerSI();
});
function createPlayerSI() {
var flashvars = {
file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv",
type:"video",
autostart:"false",
skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf",

frontcolor:"000000",
backcolor:"ffffff",
screencolor:"838f8d",
lightcolor:"32a6cb",

bufferlength:"1",
volume:"90",
repeat:"none",
quality:"true",
displayclick:"play",
stretching:"uniform",
controlbar:"over",
shuffle:"false",
mute:"false",
logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif",
item :"0"
}
var params = {
allowfullscreen:"true",
allowscriptaccess:"always",
wmode:"opaque"
}

swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params);
}



Get the Flash Player to see this player.