Në nderim të 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, inaguroi sot ekspozitën fotografike kushtuar jetës dhe misionit të humanistes së madhe shqiptare Nënë Tereza.



Ekspozita e hapur në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, përmban fotografi dhe dokumenta të veçanta biografike dhe historike mbi këtë personalitet unik , me dimensione të jashtëzakonshm njerëzore.


Kryetarja e Kuvendit e shoqëruar dhe nga pedagogja Iris Kraja, familjarja më e afërt e Nënë Terezës në Shqipëri, shprehu emocione dhe kënaqësi të veçantë për hapjen e kësaj ekspozitë, në vijimësi të dhjetra aktiviteteve, që po zhvillohen në kuadër të Vitit të Nënë Terezës.


Kryetarja e Kuvendit tha se "në historinë kombëtare nuk ekziston një personalitet që t'i ketë dhënë vendit tonë, më shumë emër dhe krenari, sesa emri I Nënë Tereza."


Po të shohësh veprën e saj mund ta quash me të vërtetë si himni i dashurisë dhe I dhembshurisë për njerëzit e vetmuar, të margjinalizuar, të pashkolluar, të braktisur nga shoqëria.

Po të ndjekësh thëniet e Nënë Terezës aty gjen jo vetëm gjithë dashurinë dhe gjithë dhembsurinë, që qënia njerëzore duhet të transmetojë. por në fakt dhe në çdo akt dhe sjellje në jetën e saj, ajo tregon se dhembsuria është e kundërta e egoizmit, se dashuria është e kundërta e individualizmit.


Çdo gjë që ajo ka bërë në jetën e saj ka bërë të madhe këtë grua të vogël , të brishtë, ka bërë të madh emrin e shqiptarëve , ka bërë klrenarë emrin e Shqipërisë


Nënë Tereza ishte e vetmja shenjtore e gjallë që me devocionin e saj, do të mbetet model inspirimi për të gjithë njerëzimin.





Kryetarja e Kuvendit falenderoi dhe shprehu mirënjohje për familjen Kraja dhe personalitetin e njohur Marie Kraja për mbështetjen dhe dashurinë familjare, që i kanë dhënë Nënë Terezës dhe motrave të saj në Shqipëri.


Unë sot më këtë ekspozitë modeste dua të falenderoj padyshim motrat e Nënë Terezës që vazhdojnë me misionin e saj, por dua të falenderoj në mënyrë të veçantë edhe profesoren Inis Kraja, e cila është të paktën prej shumë vitesh një ndër njerëzit më të afërt të familjes së Nënë Terezës, kur rregjimi komunist nuk lejonte që të hynte këtu Nënë Tereza.

Ishte Marie Kraja e, famshmja Marie Kraja, e cila bashkë me familjen kujdesej dhe bëntë çdo gjë për motrën dhe Nënë e saj.

Edhe më këto foto që kemi patur rastin ti ekspozojmë, unë dua të falenderoj familjen e Marije Krajës dhe pedagogen Kraja për gadishmërinë, për të na dhënë mundësinë që dhe qytetarët e tjerë të njohin edhe më mirë, jetën dhe punën e Nënë Terezës


Nga ana e saj pedagogja Iris Kraja tha se ndihet krenare dhe e nnderuar për çeljen e kësaj ekspozite, në Kuvendin e Shqipërisë, në kujdesin e veçantë të Kryetares së Kuvendit.


Zonja Kraja tha se jeta e Nënë Terezës ishte një jetë me shumë sakrifica dhe dedikim, i rrënjosur te një besim i thellë, te dashuria njerëzore.
























































var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere";
var tp = "k=255";
var pub_path = "/";
var search_mode = "";










GO











Foto Galeri











































më shumë


Live
Seancat Plenare Live

Video Galeri





$j(document).ready(function($) {
createPlayerSI();
});
function createPlayerSI() {
var flashvars = {
file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv",
type:"video",
autostart:"false",
skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf",

frontcolor:"000000",
backcolor:"ffffff",
screencolor:"838f8d",
lightcolor:"32a6cb",

bufferlength:"1",
volume:"90",
repeat:"none",
quality:"true",
displayclick:"play",
stretching:"uniform",
controlbar:"over",
shuffle:"false",
mute:"false",
logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif",
item :"0"
}
var params = {
allowfullscreen:"true",
allowscriptaccess:"always",
wmode:"opaque"
}

swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params);
}



Get the Flash Player to see this player.