Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, në cilësinë e Zëvendëspresidentes të Unionit Ndërparlamentar, IPU, drejtoi dje, seancën e pasdites, Konferencën Botërore të kryetarëve të parlamenteve, që po mbahet në pallatin e OKB, në Gjenevë.




Kryetarja e Kuvendit e cilësoi këtë konferencë, si një mundësi të jashtëzakonshme për të folur për progresin e Shqipërisë dhe veçanërisht për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe rritur numrin e vendeve edhe nga Afrika, Amerika latine Azia etj.

Proceset integruese të Shqipërisë dhe shteti i ri i Kosovës ishin kryefjalë të takimeve të shumta që, Kryetarja e Kuvendit zhvilloi me homologë nga e gjithë bota.




Në një prononcim mediatik, Kryetarja e Kuvendit tha:

" Ishte një forum i jashtëzakonshëm, së pari për të folur për një Shqipëri që është e transformuar,

Qëllimi kryesor, për të cilin unë isha këtu, është edhe çështja e Kosovës, pavarësia e të cilës, është një realitet i pakthyeshëm.

Unë e konsideroj një shans të jashtëzakonshëm, mundësinë për tu takuar me një numër jashtëzakonisht të madh të kryetarëve të parlamenteve të të gjithë botës. Këtu ishin rreth 200 kryetarë parlamentarë nga 180 vende të botës.

Pata mundësinë që të takoja ata kryetarë të atyre vendeve, që ne nuk kemi raporte aq të afërta.





Padyshim ky është një shans që është shfrytëzuar dhe besoj se duhet të ketë një vijimësi, gjë që do e bëjmë së bashku me kolegët e tjerë dhe me institucionet e tjera shqiptare.

Unë jam shumë e kënaqur për vetë faktin se, u fol për Shqipërinë, për këtë vend që ka pasur transformimin më të jashtëzakonshëm, në një kohë shumë të shkurtër dhe për paqen, që ka sjellë pavarësia e Kosovës në rrajonin tonë.

























var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere";
var tp = "k=255";
var pub_path = "/";
var search_mode = "";










GO











Foto Galeri















































më shumë


Live
Seancat Plenare Live

Video Galeri





$j(document).ready(function($) {
createPlayerSI();
});
function createPlayerSI() {
var flashvars = {
file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv",
type:"video",
autostart:"false",
skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf",

frontcolor:"000000",
backcolor:"ffffff",
screencolor:"838f8d",
lightcolor:"32a6cb",

bufferlength:"1",
volume:"90",
repeat:"none",
quality:"true",
displayclick:"play",
stretching:"uniform",
controlbar:"over",
shuffle:"false",
mute:"false",
logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif",
item :"0"
}
var params = {
allowfullscreen:"true",
allowscriptaccess:"always",
wmode:"opaque"
}

swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params);
}



Get the Flash Player to see this player.