Kryetarja e Kuvendit priti sot në një takim të veçantë përfaqësuesen e PNUD-it për Shqipërinë, zonjën Gulden Turkoz-Cosslett, në prag të përfundimit të mandatit të saj në Shqipëri.


Gjatë këtyre viteve, zonja Turkoz-Cosslett dhe Kryetarja e Kuvendit kanë pasur një bashkëpunim të vijueshëm, veçanërisht për çështje të luftës kundër dhunës në familje dhe mbrojtjes së fëmijëve.


Për zonjën Turkoz-Cosslett bashkëpunimi i hapur me qeverinë dhe parlamentin shqiptar e ka bërë shumë të frytshme, punën e saj.


Ajo falenderoi Kryetaren e Kuvendit për gjithë angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në këto çështje thelbësore por edhe në projektje të tjera në bashkëpunim me përfaqësinë e Kombeve të Bashkuara.


Për Kryetaren e e Kuvendit, kontributi dhe angazhimin personal i zonjës Turkoz-Cosslett mbetet shumë i çmuar për Shqipërinë dhe familjen shqiptare, ndërsa i bëri asaj urimet më të sinqerta për karrierën dhe familjen.


Kryetarja e Kuvendit, duke folur për studimin e "Newsweek", i cili e rendit Shqipërinë në vendin e 57, ndër 100 vendet më të mira për të jetuar, tha se Parlamenti i Shqipërisë ka bërë një punë intensive, ku vetëm këtë vit janë miratuar mbi 250 ligje e vendime, pjesë e refomave të mëdha.

Pjesë e rëndësishme e legjislacionit kanë qenë shumë ligje, por edhe fushata sensibilizuese në përkrahje të familjes, grave e fëmijëve.


Konkretisht, një projektligji i ri kundër dhunës në familje pritet të miratohet dhe Kryetarja e Kuvendit tha se ai do të futet menjëherë në kalendarin e punimeve të parlamentit si një prioritet.


Zonja Turkoz-Cosslett do të vijojë misionin e saj në New York pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo shprehu kënaqësinë të vijojë bashkëpunimin me Kryetaren e Kuvendit dhe parlamentin shqiptar në sfida, të cilat tashmë zonja Jozefina Topalli i ka kthyer në beteja të saj; lufta ndaj dhunës në familje, lufta ndaj kancerit dhe mbrojtja e fëmijëve.




























var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere";
var tp = "k=255";
var pub_path = "/";
var search_mode = "";










GO











Foto Galeri










































më shumë


Live
Seancat Plenare Live

Video Galeri





$j(document).ready(function($) {
createPlayerSI();
});
function createPlayerSI() {
var flashvars = {
file:"http://www.parlament.al/media/punime nga rikonstruksioni i salles se seancave plenare.flv",
type:"video",
autostart:"false",
skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf",
image: "http://www.parlament.al/show_image.php?file_id=7870",

frontcolor:"000000",
backcolor:"ffffff",
screencolor:"838f8d",
lightcolor:"32a6cb",

bufferlength:"1",
volume:"90",
repeat:"none",
quality:"true",
displayclick:"play",
stretching:"uniform",
controlbar:"over",
shuffle:"false",
mute:"false",
logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif",
item :"0"
}
var params = {
allowfullscreen:"true",
allowscriptaccess:"always",
wmode:"opaque"
}

swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params);
}



Get the Flash Player to see this player.