ELBASAN- Një fond prej 10 milion lekësh të reja do të përdoret për nxitjen e punësimit në qytetin e Elbasanit. Kjo është deklaruar nga ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të barabarta Spiro Ksera gjatë një vizite në këtë qytet. Këtë vit një rëndësi e vecantë do i jepet qendrave të formimit profesional në vendin tonë ku qyteti i Elbasanit zë vendin e parë me një qendër model ku janë investuar më shumë se 2.2 milion dollarë ka theksuar ministri Ksera. Ministri Ksera ka zhvilluar vizita edhe në qendrën antitrafikim‚ “Tjeter Vizion” si dhe te qendra e fëmijëve “Oret Fatlume”.(m.a/News24/Balkan Web)