Të martën ka përfunduar kampionati botëror në kick-box, i cili është mbajtur në Spanjë, ku ka marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës. Kick boksierët kosovarë nga ky eveniment nuk janë kthyer duarthatë.
Në këtë kampionat botëror, përfaqësuesja e Kosovës në kick-box ka arritur të fitojë tetë medalje: dy të arta, tri të argjendta dhe tri të bronzta
Ilir Canolli, në kategorinë 80 kg, ka arritur ta marrë një medalje të artë dhe një të argjendtë. Në kategorinë 63 kg, Egzon Ahmeti është stolisur me medalje të argjendtë, sikurse Ilir Menxhiqi (60 kg), i cili arriri të fitojë edhe një medalje të bronztë.
Edhe kick-boksieri i kategorisë 75 kg, Armend Shala i ka fituar dy medalje të bronzta në këtë botëror. Kurse Bekim Bejta e ka fituar medaljen e artë në kategorinë për veteran - mbi moshën 35 vjeç.
Në këtë botëror nuk kanë marrë pjesë kick-boksieret femra nga Kosova, sepse ato janë të reja dhe pa përvojë të duhur.