Levizja Rinore per Integrim ka organizuar dje nje proteste gjate oreve te para te mengjesit perpara Ministrise se Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve ne shenje proteste ndaj veprimit te ish-ministrit, Ylli Pango, i cili duke shfrytezuar postin ka tentuar te perfitoje seksualisht nga nje vajze qe kerkonte pune. Anetare dhe mbeshtetes te Levizjes Rinore per Integrim duke ironizuar sloganin me duar te pastra, mbajne parullat "Turp, turp, turp". Ata kerkojne zbardhjen e plote te ngjarjes, madje duke kerkuar edhe procedim penal ndaj ish-ministrit te Kultures. Nderkohe qe edhe Keshilli studentor gjithashtu protestoi perpara ministrise duke denuar ashper veprimet e ministrit dhe kane fajesuar qeverine per nje situate te tille nderkohe qe eshte premtuar sherbesa me duar te pastra.